Tri familje myslimane nuk u lejuan të futen te një traget turistik në Nju Jork, pasi ishin parë si “rrezik” për të tjerët, sipas padisë që familjet kanë ngritur te Komisioni i të Drejtave të Njeriut në qytetin e Nju Jorkut.
Padia u ngrit nga Këshilli i Marrëdhënieve Amerikano-Islamike, në emër të 3 familjeve, të cilët kishin dhe 8 fëmijë me vete.
Në këtë padi duan që të merren masa dhe që kompania të kërkojë publikisht falje për poshtërimin dhe stresin emocional të shkaktuar ndaj tyre.
Kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Bill de Blasio, tha se diskriminimi në bazë të fesë është fyerje për çdo banor të Nju Jorkut, pa përjashtim, ndaj do të merren të gjitha masat që fajtorët të përgjigjen para drejtësisë.
Aj.P
Top Channel