Ish-trajneri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, akuzohet se ka trukuar një ndeshje në Champions League falë bashkëpunimit me një menaxher futbolli, i cili si shpërblim i dhuroi atij një orë Rolex me vlerë 30 000 paundë.
Gjithçka u zbulua gjatë një procesi gjyqësor në “Southward Crown Court”, ku agjenti i italian, Giuseppe Pagliara, po gjykohet për ryshfet.
Pagliara, 64 vjeç, e bëri këtë zbulim gjatë një bisedë të regjistruar në fshehtësi nga një reporter i kamufluar.
Agjenti gjithashtu i tha reporterit se Ferguson ka punuar me agjentë të tjerë për të fituar para nga marrëveshjet e transferimit për lojtarë të ndryshëm.
Pagliara është në gjyq për ryshfet së bashku me agjentët e tjerë, Dax Price dhe Tommy Wright (ky i fundit ish-ndihmëstrajner i Barnsley FC”.
Prokurori Brian O’Neill, i cili hapi gjyqin të enjten, u shpreh se emrat e personave në fjalë kishin dalë gjatë një hetimi të gjerë të “Telegrafit”
për korrupsionin në futboll, i cili përfshinte edhe goditjen e ish-trajnerit të Anglisë, Sam Allardyce.
Prokurori O’Neill, i pyetur nga Mirror se si doli emri i Fergusonit, sqaroi:
“Në përfundimit të takimit me reporterin Pagliara filloi të fliste për atë që mund të quhet edhe si kritikë ndaj Sir Alex Ferguson, duke e akuzuar atë se kishte bashkëpunuar me Pagliaran për të fiksuar rezultatin e një ndeshjeje futbolli me Juventusin në Champions, një klub me të cilin ishte lidhur Pagliara. Agjenti italian e kishte falënderuar atë me një orë të shkëlqyer Rolex me vlerë 30 000 paundë.
Pagliara vazhdoi ta akuzonte Sir Alex Fergusonin se kishte marrë para edhe për marrëveshjet e transferimeve të futbollistëve. Ai pretendoi se e kishte paguar Ferguson edhe më parë.”
Dax Price (në të majtë), Tommy Wright (në qendër) dhe Giueseppe “Pino” Pagliara (në të djathtë)
Top Channel