Në vendin ku u shpik futbolli total, premtojnë se do të përmirësojnë përqindjen e gabimeve dukee bërë lojën më popullore të planetit, akoma më të drejtë.
Liga Holandeze e futbollit premtoi se do të revolucionarizojë sistemin e videoarbitrimit. Që nga fundjava e ardhshme zgjedhjet dhe vendimet e gjyqtarëve në fushë do të shpjegohen edhe direkt për mijëra tifozët në stadium, pas konsultimit paraprak të pamjeve dhe suportit teknologjik.
KNVB insiston se do të minimizojë gabimet dhe polemikat pas ndeshjeve. Në detaje, pas ndërhyrjes së sistemit VAR, në monitorët prezentë në impiantet e kampionatit holandez do të shpjegohen vendimet dhe të pranishmit do të kenë mundësi të gjykojnë edhe vetë për raste specifike.
Nëse do të jetë një gol i anuluar për pozicion jashtë loje, apo një penallti e mohuar, sistemi do të ndërhyjë në kohë dhe shpjegimet do të sheshojnë cdo polemikë, e kjo sipas autoriteteve do të rrisë dhe nivelin e sigurisë, pasi tifozëve nuk do ti jepet shkak për trazira.
Top Channel