Protestë kundër nobelistit/ Me imazhet e viktimave të luftës demonstrohet para Ambasadës Suedeze

17/10/2019 19:54

Përmes 20 fotografive me imazhe dhe mesazhe nga lufta e fundit në Kosovë, qytetarët i kanë dërguar mesash Akademisë Suedeze, për të bindur atë që ti tërheq çmimin Nobel autorit, Peter Handke, përkrahës i Sllobodan Millosheviçit.

Ata janë shprehur se Handke nuk ka vlera njerëzore derisa përkrahte një person, i cili kishte urdhëruar kryerjen e gjenocidit në Kosovë.

Organizatorët kanë treguar se numri 20 i fotografive simbolizon vitet e dala nga lufta, derisa të gjitha në një zarf ju dorëzuan Ambasadës Suedeze, ku edhe u organizua protesta.

Apolloni thotë se nuk është shkrimtar për t’u nënvlerësuar, por akademia duhet ti ketë parasysh edhe orientimet politike të autorëve.

Ndarja e çmimit Nobel për Handken me 10 tetor nxiti polemika në tërë Ballkanin, si rrjedhojë u inicua edhe një peticion online për tërheqjen e çmimit, në të cilin kanë marrë pjesë mbi 50 mijë qytetar.

Alberta Hashani

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA