Policia holandeze njoftoi se ka zbuluar një familje prej gjashtë anëtarësh të fshehur në një dhomë sekrete në një shtëpi të izoluar në një zonë rurale që prisnin siç thanë autoritetet “fundin e botës”.

Policia njoftoi se kishte gjetur pesë të rinj të moshës nga 8 në 25 vjeç, së bashku me një burrë të sëmurë që u indentifikua si babai i tyre në një fermë pranë fshatin Ruinerwold në provincën veriore të Drenthe-s, rreth 130 kilometra në verilindje të Amsterdamit.

Ata thanë se familja e tyre nuk kishte pasur kontakte me botën e jashtme prej nëntë vitesh. Policia ka arrestuar në lidhje me ngjarjen babain 58-vjeçar me origjinë nga Austria, i cili kishte marrë fermën me qera. Zëdhënësja e policisë Nathalie Schubart u tha gazetarëve se shumë pyetje mbeten ende pa përgjigje.

Mediat lokale raportojnë se policia u njoftua nga pronari i një taverne në fshat, i cili raportoi rreth një personi me “një vështrim të hutuar, me flokë të çrregullt me mjekër të gjatë dhe rroba të vjetra që kishte hyrë në lokalin e tij dhe kishte porositur pesë birra”.

Ai i kishte thënë pronarit të tavernës se nga vinte dhe se kishte nevojë urgjente për ndihmë. Personi u indentifikua më vonë si një prej fëmijëve të familjes. Policia thotë se nëna e tyre kishte vdekur përpara se ata të vendoseshin në këtë fermë./VOA

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA