Foto të reja të Kim Jong Un, që ngiste një kal të bardhë në një panoramë dimërore, në majën e malit Paektu, një majë e famshme për koreano veriorët, kanë ndezur spekulimet se lideri i ri mund të jetë duke u përgatitur për një njoftim të rëndësishëm politik.
Imazhet e publikuara nga agjencia zyrtare e lajmeve KCNA, u shoqëruan me një tekst në të cilin nënvizohej shkëlqimi i fisshëm në sytë e Kim dhe shëtitja e tij mbi kalë në dëborë konsiderohej një ngjarje e një rëndësie të madhe për vendin.
Zyrtarët që e shoqëronin mbetën të bindur se do të kishte një operacion të madh që do të habiste botën sërish dhe do të shënonte një hap përpara në revolucionin korean- tha agjencia. Analistët nënvizojnë se e gjithë kjo mund të sinjalizojë një drejtim të ri politik për vendin bërthamor.
“Në të shkuarën, Kim ka ngjitur malin Paektu përpara vendimeve të rëndësishme politike”, thotë Shin Beom Chul, një analist në institutin aziatik të studimeve politike. Kim u ngjit në majë në dhjetor 2017, para nisjes se overturave diplomatike që çuan edhe në takimin e parë të tij me presidentin amerikan, Donald Trump.
Imazhi i liderëve të Koresë së Veriut, mbi kuaj të bardhë në male të mbuluara nga bora, veçanërisht në malin Paektu, kanë qenë dominuese në albumet e mëhershme. Ato sipas studiuesve, përfaqësojnë një motiv perandorak të një lideri që mbron pastërtinë kulturore dhe ideologjike të vendit nga forca të jashtme, të korruptuara.
Top Channel