Një marrëveshje për Brexitin është arritur mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian, pak para samitit të liderëve në Bruksel.

Boris Johnson dhe Jean Claude Juncker, e quajtën atë një rezultat të ndershëm dhe presidenti i Komisionit Evropian tha se tani nuk ka më nevojë për të shtyrë afatet e Brexit-it.

“Ne kemi një marrëveshje dhe kjo marrëveshje do të thotë se nuk ka më nevojë për shtyrje, kjo është një marrëveshje e drejtë dhe e balancuar, është një testament i angazhimit tonë për gjetjen e zgjidhjeve. Ajo ofron siguri atje ku Brexiti krijon paqartësi, mbron të drejtat e qytetarëve dhe mbron paqen dhe stabilitetin në ishullin e Irlandës”, shprehet Juncker.

Kjo, sigurisht, përbën një arritje për kryeministrin britanik, por ai sërish përballet me një betejë të vërtetë për ta kaluar marrëveshjen në parlament, me ish aleatët e partisë Unioniste Demokrate, DUP, që e kanë shpallur tashmë votën kundër. Johnson, i kërkoi ligjvënësve britanikë të bashkoheshin për të jetësuar Brexitin dhe për ta zbatuar këtë marrëveshje të shkëlqyer.

“Tani është koha që të vëmë në jetë Brexitin dhe më pas të punojmë bashkë për ndërtimin e partnershipit të ardhshëm, që unë mendoj se do të jetë jashtëzakonisht pozitiv për Britaninë dhe BE”, ka thënë Johnson.

Brexiti sipas tij duhet të materializohet pa vonesa të tjera ndaj qeveria duhet të kthejë vëmendjen tek prioritetet e brendshme. Johnson ka insistuar në vazhdimësi për nxjerrjen e Britanisë nga blloku më 31 tetor.

Sidoqoftë, ai mund të detyrohet të kërkojë sërish një shtyrje, por do ti takojë liderëve të bllokut ta miratojnë atë. Sidoqoftë, marrëveshja e arritur do të duhet edhe të marrë miratimin e parlamenteve britanikë dhe evropian.

Ardita Bacolli

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA