‘Blobi’ misterioz/ Nuk ka tru por mund të shërojë veten nëse pritet në dysh

17/10/2019 18:27

Është i verdhë i shndritshëm, mund të lëvizë me një shpejtësi prej 4 centimetrash në orë, mund të zgjidhë problemet edhe pse nuk ka tru dhe mund të shërojë veten nëse pritet në dysh.

Ky është ‘Blobi”, një organizëm aspak i zakontë që është ‘banori’ më i ri i Kopshtit Zoologjik të Parisit, si pjesë e një ekspozite të parë të këtij lloji që ka si qëllim të shpalosë aftësitë e rralla të tij.

Myshku jargavitës, që zyrtarisht njihet si physarum polycephalum nuk është as bimë, as kafshë dhe as kërpudhë. Ai nuk ka vetëm dy sekse, mashkull dhe femër, por plot 720.

Dhe mund të ndahet në organizma të ndryshëm e më pas të mblidhet sërish bashkë. Njëqelizori besohet se është rreth një miliard vjeçar, por ai u vu në vëmendjen e publikut në maj 1973, pasi një grua në Teksas zbuloi një myk të verdhë që rritej shpejt në kopshtin e shtëpisë së saj.

Me pamjen e tij si jashtëtokësor, myshku u bë një sensacion mediatik, duke tërhequr madje edhe vëmendjen e New York Times. Blobi teksan vdiq po aq shpejt sa edhe u shfaq dhe u duk se bota e harroi atë deri kur një kërkim që u publikua në 2016 kish zbuluar se ai kishte një formë inteligjence.

Ai është po ashtu në gjendje të zgjidhë problemet, si psh gjetjen e rrugës më të shkurtër për të dalë nga një labirinth dhe për ti bërë parapritë ndryshimeve në ambjent. Blobi e ka marrë emrin nga një film horror i vitit 1958, me Steve mcQueen, në të cilin një formë jete aliene pushton një qytezë të vogël në Pensilvani.

Ardita Bacolli

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA