16 tetori për Top Median, nuk është vetëm një festë tradicionale për ditëlindjen e Tanit, por është festa e madhe e fillimit të një sezoni të ri televiziv:
Më shumë prodhime të reja, me investime në teknologji, me idetë dhe risitë që e kanë karakterizuar gjithmonë këtë shtëpi mediatike, sfida për të qenë të parët nxjerr në pah punën profesionale dhe me pasion të të gjithëve.
Kur Tani krijoi Topin, qëllimi i ëndrrës së tij ishte jo vetëm krijimi i grupit më të madh mediatik, por edhe nxitja e zhvillimit të medias në Shqipëri. Krijimi i një zëri për publikun. Topi do të fliste dhe flet me zërin e shqiptarëve kudo ndodhen.
Prandaj dhe misioni dhe ëndrra vazhdon. Për të qenë të parët dhe më të mirët për median më të fuqishme si burim informacioni dhe si prodhuesja më e madhe e programeve me karakter politik, hulumtues dhe argëtues.
Prandaj 16 tetori është për ne një ditë feste. Sepse kemi shumë për të festuar. Por mbi të gjitha festojmë atë që Tani donte, prezencën e të gjithë publikut, në numrin një të telekomandës.
Sepse Tani ishte i ndërgjegjshëm se investimet e tij në media do të çoheshin përpara nga njerëzit, te të cilët ai përpiqej të injektonte pasionin e tij.
Së bashku me ëndrrën e tij sot ka marrë jetë ëndrra e shumë gazetarëve, operatorëve, regjisorëve, autorëve dhe artistëve.
Lë të festojmë së bashku ditëlindjen e Tanit të Topit dhe një sezon televiziv plot risi!
Top Channel