Kryeministri Edi Rama në një video mesazh të shkurtër në facebook duke folur për negociatat tha se nuk është as optimist dhe as pesimist për rezultatin e këtij procesi por gjykon se “po bëhet maksimumi për të marrë PO-në e merituar”.

“Sot kancelarja gjermane dhe presidenti i Francës do takohen në Tuluz në kuadër të samitit franko-gjerman të dy qeverive dhe një nga temat do jetë edhe vendim marrja e këshillit evropain pasnesër ku do mbahet edhe qëndrimi përfundimtar i BE lidhur me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.
Merkel dhe Gjermania po përpiqen intensivisht për një PO për të dyja vendet , por qëndrimi i Francës dhe i Macron nuk përkon me atë të Gjermanisë dhe të shumicës dërrmuese të vendeve anëtare.

Nuk jam as optimist dhe as pesimist për rezultatin e këtij procesi por gjykoj se po bëhet maksimumi për të marrë PO-në e merituar dhe më e mbështetur se sot Shqipëria nuk ka qenë asnjëherë. Edhe Franca e njeh dhe e vlerëson progresin e bërë, ashtu siç edhe kërkon edhe më tepër nga vetë BE apo se sa nga Shqipëria apo Maqedonia e Veriut.

Tani po nisem, për në Bruksel bashkë me kryeministrin Zaev për të takuar kryeministrat e qeverive socialiste e progresiste të BE në një format të krijuar enkas nga PS evropiane në funksion të nevojës që kemi sot për të pasur sa më shumë aleatë në tryezën e mbrëmjes së pasnesërme.

Top Channel