Shpërndarja e bonusit për festat e fundvitit nën qeverisjen socialiste filloi për herë të parë në vitin 2016.

Në atë vit Ministria e Financave akordoi 40 milionë dollarë për të shpërblyer pensionistët, familjet e varfra dhe personat me aftësi ndryshe. Tradita vazhdoi edhe në dy vitet e mëparshme.

Në 2017-ën u shpërndanë 22 milionë dollarë, ndërsa në 2018-ën shifra u rrit në 32 milionë dollarë duke shpërblyer çdo pensionist me 5 mijë lekë të reja.

Këto ishin vitet më të mira të financave, kur përveç bonusit qeveria akordoi edhe 122 milionë dollarë të tjera për rritjen e pagave në shtet, pasi i kishte ngrirë ato për 3 vjet nga ardhja e saj në pushtet sipas marrëveshjes me fondin monetar ndërkombëtar.

Por këtë vit situata ka ndryshuar. Pagat për administratën nuk do të rriten, ndërsa edhe dhënia e bonusit për pensionistët dhe familjet në nevojë është në dyshim.

Por pse qeveria është në dilemë për të shpërblyer pensionistët? Shkaku është gjendja e financave. Në tetë muajt e parë të vitit të ardhurat e mbledhura në buxhet ishin 60 milionë dollarë më pak se plani. Në këtë situatë qeveria ka dy zgjidhje për të gjetur para për pensionistët. Ose të marrë më shumë borxh ose të rrisë të ardhurat gjatë muajve të mbetur të vitit.

Varianti i parë ai i rritjes së deficitit do të vinte në rrezik uljen e borxhit publik, ndërsa rruga e dytë ajo e mbledhjes së më shumë të ardhurave duket e vështirë. Kjo është dilema që mban peng shpërblimin e pensionistëve, zgjidha përfundimtare e të cilës do të mësohet gjatë muajve në vijim.

Klodian Tomorri

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA