Ish-kryetari i Plisave, i cili u largua nga drejtimi i tifo-grupit bardhekaltër vetëm tri ditë më parë, Albert Kastrati, ka reaguar ashpër pas videos së publikuar nga Federata Shqiptare e Futbollit pas ndeshjes së Kombëtares U-21 kundër Kosovës.
Aty shihen kuqezinjtë duke e festuar fitoren ndaj Kosovës, si të ishte ndonjë finale Botërori. Kjo nuk i ka pëlqyer aspak Kastratit, i cili ka akuzuar FSHF-në për videon nxitëse.
Sipas tij, FSHF dhe FFK vetëm sa po e përçajnë popullin shqiptar.
“Për çka po gëzoheni kështu që i keni mposht shqiptarët? Po më duket shumë pa lidhje ky gëzim, i cili bën veç përçarje, marre për ju që e menaxhoni këtë faqe dhe bëni kësi video”.
“Unë asnjëherë nuk e kam shikuar Kosovën por vetëm Shqipërinë, sepse Kosova është zemra e Shqipërisë, por kjo video nuk më pëlqeu”.
“Po më duket që federatat tona duan të na përçajnë, por nuk do t’ua lejojmë”, shkroi Kastrati.
Shqipëria mundi Kosovën në Elbasan, 2:1.
Top Channel