Ekonomia globale në rrezik/ FMN: Kujdes, nuk ka vend për gabime

16/10/2019 02:10

Ekonomia globale po ngadalësohet në ritmet më të dobëta të saj që nga kriza financiare globale ndërkohë që lufta tregtare mes ShBA dhe Kinës ka cënuar besimin e bizneseve dhe investitorëve.

FMN paralajmëroi të martën se performanca globale kërcënohet nga rreziqe dhe i kërkoi politikëbërësve të punojnë për të gjetur zgjidhje për mosmarrëveshjet tregtare, pasi ka mekanizma të kufizuara për t’iu përgjigjur një krize të re.

“Me një ngadalësim të sinkronizuar dhe rimëkëmbje të pasigurt, rritja globale mbetet e brishtë. Duhet të tregohemi të matur pasi nuk ka vend për politika të gabuara”- tha kryeekonomistja Gita Gopinath.

Kryeekonomistja e FMN Gita Gopinath, ndërsa prezantonte parashikimet e fundit të FMN, bëri të ditur se fondi për vitin e shkuar, ka reduktuar çdo tre muaj parashikimet për rritjen në 2019, ndërsa konfliktet tregtare përkeqësoheshin.

Në vlerësimin më të fundit të tij, FMN ka reduktuar përllogaritjen e rritjes me dy të dhjetat, në 3.0 për qind. Po ashtu, raporti ka rishikuar edhe parashikimin për 2020, me një të dhjetën, në 3,4 për qind.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA