Ftohjen mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim e shfrytëzoi partia e çamëve, PDIU. Në zgjedhjet e parakohshme të pjesshme të 11 shtatorit 2016, çamët u angazhuan në fushatë, në mbështetje të kandidatit socialist, Muharrem Rama.

Kjo marrëveshje erdhi si pasojë e tradhtive të brendshme në koalicionin e majtë.

“LSI u rreshtua me kandidatin e PD në mënyrë jo publike, me gjithë strukturat e saj në terren”, tregon Damian Gjiknuri, ish-koordinator i PS-së në Dibër.

“Por rezultatet në terren tregojnë se LSI-ja në rastin më të mirë ka ndenjur neutral, por nuk na ka ndihmuar”, tregon Sherefedin Shehu, ish-kandidat i PD-së në Dibër.

“Natyrisht ka një segment, ka një komponent ku ne nuk kemi ndihmuar në atë që ishte ‘underground’, çfarë ishte pjesa e padukshme e fushatës”, tregon Luan Rama, zv.kryetar i LSI-së.

Në Dibër nuk ka banorë çamë, por PDIU kishte atje Ymer Lalën që kishte marrë 2800 vota në vitin 2015 si koordinator i kësaj force politike. Lala, një personazh kontrovers, me mjaft influencë në zonë, angazhohet gjithmonë në fushata të ndryshme elektorale, herë me PD-në, herë me PS-në dhe herë me LSI-në.

“Ymer Lala ka qenë nga ata, në dijeninë time, që ka bashkëpunuar me gjitha partitë”, tregon Damian Gjiknuri, ish-koordinator i PS-së në Dibër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA