Zjarri me 4 të plagosur në skafin në Porto Palermo, dalin pamjet në momentin e ngjarjes. Një gomone i vjen në ndihmë të plagosurve (Video) 17/08 22:45
Rudina Hajdari me një postim të sajin në “Facebook” poston shkresën e firmosur nga Fatjona Dhimtri, të cilës sipas Hajdarit i është ushtruar presion nga Korab Lita dhe “gangsterat e tij”.
Hajdari shkruan se pamjet filmike të disponuara nga zyrat e Kuvendit do t’i dërgohen Prokurorisë për shqyrtim.
“Përveç një protagonizmi të shëmtuar mediatik, Korab Lita dhe gangsterët e tij, kanë ushtruar presion ndaj deputetëve, përfshirë edhe zj. Fatjona Dhimitri, e cila ka firmosur, për tërheqjen e këtij puçi. Pamjet filmike të disponuara nga zyrat e Kuvendit do t’i çohen Prokurorisë”, ka shkruar Rudina Hajdari.
Top Channel