Në takimin me drejtuesen e misionit të OSBE/ODHIR, ambasadoren Audrey Glover, kryedemokrati Lulzim Basha thotë se i ka shprehur asaj vlerësimin për kontributin e vazhdueshëm të ODIHR për proceset zgjedhore në Shqipëri.

“Reforma zgjedhore është vendimtare për ne dhe e vetmja rrugë për të dalë nga kjo krizë”, është shprehur Basha gjatë takimit.

Basha ka theksuar se opozita e ka strategjinë e qartë për të realizuar këtë reformë dhe se vendi nuk ka kohë për të humbur.

“T’ua hedhësh fajin të tjerëve është gjëja më e thjeshtë por nuk arrin askund! Ndaj ne duhet të besojmë dhe punojmë fort për ta realizuar këtë reformë. Opozita ka një strategji të qartë dhe është momenti për ta zbatuar pa humbur kohë! Të gjithëve na takon të punojmë pa u lodhur për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë. Një të ardhme ku të kemi një qeveri me të vërtetë të njerëzve, të zgjedhur nga njerëzit dhe që punon vetëm për njerëzit”, është shprehur kryeopozitari.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA