Nesër do të mblidhen në Luksemburg ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, të cilët do të përgatisin draftin me konkluzione për çështjet kryesore në agjendë. Drafti u kalohet më pas liderëve të shteteve, në samitin e 17-18 tetorit.

Këshilli Evropian ka zbardhur edhe agjendën e takimit të ministrave të Jashtëm, që zhvillohet nesër. Procesi i zgjerimit të BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të jenë në krye të agjendës.

Diskutimi do të bazohet në konkluzionet e miratuara vitin e kaluar për dy shtetet ballkanike dhe ku jepej mbështetje për hapjen e negociatave në vitin 2019-të, vendim i cili po kundërshtohet aktualisht nga Franca, Holanda dhe disa shtete të tjera.

Sa i përket Shqipërisë, në agjendën e takimit të nesërm thuhet: “Këshilli nënvizoi nevojën kritike që vendi të konsolidojë më tej përparimin e bërë në reformën gjyqësore në veçanti përmes vetting-ut, dhe të japë rezultate të mëtejshme të prekshme në luftën kundër korrupsionit në të gjitha nivelet dhe në luftën kundër krimit të organizuar, në veçanërisht në kultivimin dhe trafikimin e drogës. Kjo përfshinte, ndër të tjera, avancimin e mëtutjeshëm të procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke përfunduar krijimin e strukturave të pavarura gjyqësore dhe organeve të specializuara si Struktura Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), dhe forcimin e hetimeve proaktive, ndjekje penale dhe dënime përfundimtare në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë nivelet e larta. Këshilli gjithashtu theksoi rëndësinë e rezultateve të mëtejshme të reformës, veçanërisht në sundimin e ligjit, reformën zgjedhore dhe zvogëlimin e numrit të kërkesave për azil.”

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA