Vetëm pas një here të vetme të vënë në korrik, shfaqja “Jul Cezari” rikthehet për publikun në agorën e teatrit, në atë që mund të quhet si një premierë e mirëfilltë.

Regjisori Ivica Buljan, I cilësuar si një ndër më të mëdhenjtë në botë, ka theksuar më herët për Top Channel se edhe pse Historia e vërtetë e Jul Cezarit ndodhi në vitin 44 para erës sonë, qenia njerëzore është po e njëjta, ende shumë afër kafshëve.

Ndërsa një ndër aktorët më potentë në shfaqe, Ervin Bejleri, në rolin e Brutit, flet për eksperiencën e tij.

A mund të interpretohet politikisht kjo vepër e vënë pikërisht tani në Tiranë, kur “Jul Cezari” njihet si një nga dramat më të rëndësishme kushtuar nderit, patriotizmit dhe miqësisë.

Një shfaqë në qiell të hapur, në katër skena, ku publiku ndjek 15 aktorët. Diçka ndryshe dhe e re, një ngjarje për teatrin. Që nga pishina e deri tek sheshi i ministrisë së brendshme, këtë të hënë “Jul Cezari” mirëpret publikun e Tiranës.

Jetona Koçibelli

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA