Ambasadorja franceze, Cristine Vasac, nga Korça ka thënë se sa i përket vendimit për çeljes së negociatave me BE akoma pritet përgjigjja.
“Nuk dua të fshihem pas gishtit. Ju keni ngritur pyetjet për rrugën europiane. Ju prisni, ne presim të gjithë bashkë përgjigjen e rëndësishme. Ne nuk dimë çfarë vendimi do jepet. Ky vendim do merret në unaminitet. Dje, kancelarja Merkel dhe Macron janë takuar në një takim të rëndësishëm. Janë pyetje qe na shpëtojnë dhe nuk i kapim dot”, tha ajo.
Vasac tha më tej se çështje si Brexit, apo Siria janë po aq të rëndësishme sa vendimi për Mqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
“Është vërtetë që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut presin një vendim për hapjen e negociatave për në BE. Por ka çështje, që janë po aq të rëndësishme siç është çështja e Brexit. Ky është një problem i madh jo vetëm për Francën, por për gjithë vendet e Europës dhe na intereson të gjithëve. Por ka gjithashtu çështje të tjera, të tjera siç është çështja e ngjarjeve në Siri. Është gjithmonë kështu. Aktualiteti vonon mbledhjet e veta. Por dijeni, që dosja e hapjes së negociatave për Shqipërinë është shumë e rëndësishme, sepse ne kemi miqësi të vjetër me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, tha ajo më tej.
Top Channel