27/12 16:59
Shqipëria dhe Kosova do të përballen sot respektivisht me Moldavinë dhe Malin e Zi.
Kosova do të përpiqet t’i afrohet sa më shumë dy vendeve të para në grup, Anglissë dhe Çekisë, teksa pret malazezët në shtëpi pasi u morën një barazim 1-1 në Podgoricë.
Shqipëria do të përpiqet të fitojë sërish me Moldavinë, për të ruajtur të paktën vendin e tretë në grup.
Këto janë formacionet zyrtare të ekipeve:
Shqipëria: Strakosha, Dermaku, Gjimshiti, Ismajli, Veseli, Trashi, Bare, Abrashi, Gjasula, Manaj, Çikalleshi.
Kosova: Muriç, Kololli, Aliti, Rrahmani, Vojvoda, Berisha, Hadërgjonaj Celina, Shala, Rashica, Muriqi.
Top Channel