Besim Hajdarmataj në Vetting/ Prokurori po kontrollohet për 3 komponentët
14/10/2019 13:15
Prokurori i Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj doli para vettingut për të treja kriteret.
Ish kryeprokurori i Krimeve të Rënda rezultoi pa probleme përsa i takon pasurive.
Relatorja Suela Zhegu deklaroi se sipas ILDKPI, Hajdarmaraj ka burime të ligjshme për të justifikuar pasuritë.
Edhe dy kriteret e tjera rezultuan pa probleme pasi siç pohoi KPK, prokurori nuk ka kontakte të papërshtatshme si edhe ka aftësi të mira profesionale dhe asnjë masë disiplinore.
Vendimi për prokurorin që njihet ndryshe si prokurori i ish ministrit Tahiri, do të shpallet në datën 16 tetor.
Top Channel