Shqetësimet e deri më tanishme të personave me aftësi të kufizuara i kanë mbërritur qeverisë shqiptare në një raport dërguar nga Komiteti për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar, i OKB.
Shqipëria ka ratifikuar konventat e OKB për të Drejtat e Aftësisë së Kufizuar dhe duhet ta implementojë atë.
Komiiteti i OKB ka dërguar 25 rekomandime për qeverinë shqiptare, që të rishikojnë të gjithë legjislacionin për personat me aftësi të kuzifuar.
Ligji për nxitjen e punësimit bën të kundërtën, ndonëse përcaktohej se çdo subjekt për çdo 25 punonjës duhet të punësojë një person me aftësi të kufizuar, tashmë edhe kjo ka ndryshuar për keq.
Nënkryetarja e parlamentit, Vasilika Hysi, ka ofruar mbështetjen e saj për të përmirësuar këtë situatë.
Akesueshmëria e personave me aftësi të kufizuar është një tjetër shqetësim, ku Shqipëria mbetet shumë mbrapa asaj çfarë përcaktohet në Konventë.
Alma Demiraj
Top Channel