Një çift si Milaim Zeka dhe Edlira Qefalia, mund t’ja thonë gjithçka në sy njëri-tjetrit

12/10/2019 23:02

Janë një nga çiftet më të lirshëm të ekranit dhe kjo i bën edhe më të pëlqyer për raportin e tyre. Këtë të shtunë Milaim Zeka dhe bashkëshortja e tij Edlira Qefalia, ishin të ftuarit specialë të Luana Vjollcës në “Shiko Kush LUAN”.

Të vendosur përballë, për herë të parë patën mundësinë të intervistonin njëri- tjetrin duke na kthyer edhe përgjigje të sinqerta që na bënë ti njihnim më mirë në raportin e tyre. Duke qenë prej vitesh gazetarë dhe me eksperiencë televizive, të dy i drejtuan pyetjet sipas stilit të tyre.

Kështu mësuam se Eda nuk duron dot fjalorin e Milaimit, gjëja më romantike që kujton është kur ai u ul në gjunjë dhe i propozoi për martesë, i pëlqen ta puthë në faqe, nuk pëlqen reagimet që ka kur është nervoz dhe zjarrin e dashurisë e mbajnë ndezur fëmijët që kanë si yje dhe mirëkuptimi me njëri tjetrin.

Për Milaimin dashuri hyjnore është ajo për fëmijët, do të donte që Eda të ngiste më avash makinën, puthjen e parë e kanë dhënë në ashensor, me Edën mërzitet kur u bërtet vajzave, ndjen xhelozi kur e sheh në kuzhinë se ajo është kaq e mirë aty, është i bekuar që ka vajza dhe në asnjë moment nuk i është lutur Zotit për një djalë dhe ç’është më e rëndësishmja Eda i ka falur stabilitet shpirtëror dhe ai e falenderoi publikisht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA