Sulmi në Halle të Gjermanisë – “terror i së djathtës ekstreme”

11/10/2019 05:33

Të shtënat në një sinagogë në qytetin Halle të Gjermanisë kanë qenë “sulm terrorist i së djathtës ekstreme”, tha ministrja e Drejtësisë e Gjermanisë, Christine Lambrecht.

Në sulmin që ndodhi të mërkurën u vranë dy vetë dhe u plagosën nëntë të tjerë.

Sulmuesi i dyshuar, Stephan Balliet, ka pasur katër kilogramë eksplozivë në makinën e tij, tha Lambrecht në një deklaratë me prokurorin e përgjithshëm, Peter Frank.

Frank tha se personi i armatosur “ka planifikuar masakër”.

I dyshuari, 27 vjeç, përballet me dy akuza për vrasje dhe nëntë akuza për tentim-vrasje, raportuan mediat gjermane.

Rreth 2,200 njerëz besohet se e shikuan një video-transmetim të drejtpërdrejtë të sulmit, që ai dyshohet se e postoi në platformën online Twitch.
Rreth 60 besimtarë, ndërkaq, ishin në sinagogë në kohën e sulmit.

Policia gjermane u përball me kritika nga komunitetit hebre, i cili e fajësoi atë për “pakujdesi”./REL

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA