Franca, Spnaja, Italia, këto vende janë në listën e kutjdo që do të udhëtojë, pasi ka dëgjuar gjëra shumë të mira.

Por drejtuesi i blogut Adventurous Travels mendon se janë disa vende të tjera të cilat duhen vizituar patjetër nga kushdo, të paktën një herë në jetë, edhe pse nuk janë vende të dëgjuara.

Mes këtyre vendeve ka vendosur edhe Shqipërinë, dhe e cilëson që mbetet i preferuari, pasi, siç shprehet vetë blogu, është një vend që del krejt ndryshe nga ç’mendohet për shkak të stereotipave që vijnë nga lajmet negative e nga filmat.

“Prisja nj vend të mërzitshëm, të pistë e të shëmtuar, pa shumë gjëra për të parë, por në fakt ishte një parajsë e vërtetë. Me plazhe pothuajse si tropikale, dhe pse në Europë. Me ngjyra aq të ndezura sa dukeshin të pabesueshme. Veç kësaj, qytetet e Beratit dhe Gjirokastrës ishin unikë dhe shumë të bukur. Pranë Beratit mund të kënaqeshe te kanionet e Osumit, një përvojë ekstreme dhe unike. Ndërsa alpet e Shqipërisë janë të pabesueshme. Një shtet i vogël me shumë vende për të parë”, thotë Adventurous Travels.

FOTO GALERI
1/10
Shqipëria

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA