Sonte Kombëtarja Shqiptare e Futbollit do të ndeshjet me Turqinë në stadiumin e Fenerbahçes, dhe është një takim që do të thotë shumë për fatet e grupit.

Për kombëtaren tonë ka vetëm një alternative, dhe është fitorja, gjithmonë në rast se duam  që të mbajmë gjallë shpresën që të jemi pjesë e Euro 2020.

Deri më tani dy kombëtaret janë përballur plot 11 herë dhe janë 4 fitore 2 barazime dhe 5 humbje për kombëtaren tonë.

Ndeshja e parë është luajtur në vitin 1970 për eliminatoret e Europianit dhe jemi mposhtur me rezultatin 2-1, ndërsa sfidën tjetër e kemi fituar me rezultatin 3-0.

Fitorja më e thellë për ne është me rezultatin 1-4 në vitin 1998 në Miqësore, teksa humbja më e thellë është 2-0 dhe 0-2.

Në këto 1 takime ne kemi shënuar 14 gola dhe kemi pësuar 12, pra jemi me golavarzh +2.

Një fitore e mundshme sonte do të na jepte edhe një avantazh të lehtë sa i përket ndeshjeve direkte me Turqit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA