Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar, fokusi informim për investimin në Zvërnec dhe Sazan
Mbi vlerësimin me çmimin Nobel për letërsinë, të shkrimtarit austriak, Peter Handke ka reaguar edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Ndër të tjera, Basha u shpreh se të shohësh çmimin Nobel të shkojë për dikë që mbronte dhe justikonte autorin e tmerreve më të mëdha në Europë pas Holokaustit, është tronditëse dhe revoltuese.
“20 vjet më parë shërbeva si pjesë e ekipit të Tribunalit Ndërkombëtar për Krimet e Luftës në ish Jugosllavi, që ngriti aktakuzën kundër Milosheviçit për krime lufte dhe gjenocid. Të shohësh çmimin Nobel të shkojë për dikë që mbronte dhe justifikonte autorin e tmerreve më të mëdha në Evropë pas Holokaustit, është tronditëse dhe revoltuese. Ditë e trishtë për vlerat tona”, shkruan kryeopozitari në Twitter.

Duhet thënë se Handke është pozicionuar historikisht në anë të Serbisë përsa i përket Luftës Jugosllave duke u cilësuar shpeshherë si individ me prirje nacionaliste të ekstremit serb. Madje ish-presidenti jugosllav Millosheviç, i njohur ndryshe si “kasapi i Ballkanit” kërkoi dikur që shkrimtari të thirrej në gjykatë si dëshmitar i tij mbrojtës, përsa i përket krimeve të luftës së ish-Jujgosllavisë, ndonëse Handke nuk pranoi.
Mbi marrjen e çmimit Nobel nga Handke kanë reaguar edhe figura të tjera politike, përfshirë këtu kryeministrin Edi Rama apo ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj. Nga ana tjetër, autorët bashkëkohorë e kanë cilësuar zgjedhjen e Handke-s si shqetësuese.
Shkrimtarët, kritika për Nobelin/ Autorët bashkëkohorë: Peter Handke, një zgjedhje shqetësuese
Top Channel