Përveç krimbit të murrmë që po pushton me shpejtësi sipërfaqet e mbjella me lakër dhe brokoli në fushat e Myzeqesë, fermerët ankohen se edhe pemëtaria e perimet në serra janë prekur edhe nga flutura e bardhe.
Në zonën e Kemishtaj, në bashkinë e Divjakës, bujqit tregojnë se nuk po gjejnë zgjidhje për të shpetuar bimët e tyre pavarësisht përdorimit të pesticideve dhe kombinimeve të ndryshme.
Në serrat me domate, krimbi ka shkatërruar jo vetëm gjethet por edhe kokrrat. 3 kuintal domate janë hedhur në kanal ditët e fundit. Kur mendojnë se nuk po filmohen, fermerët rrëfejnë se preparatet e helmeve janë aq të padëmshëm sa dikush i ka thënë agronomëve se e ka pirë vetë dhe s’i ka bërë dëm as njerëzve e jo më krimbave
Në drejtorinë e Bujqësisë në Lushnje heshtin me justifikimin se duhet një leje nga ministria për të folur për këtë çështje, që në fakt për fermerët është kthyer në alarmante dhe s’pret koha për burokraci.
Top Channel