Dy deputetët socialdemokratë gjermanë, Metin Hakverdi dhe Christian Petry do të vizitojnë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut pas vendimit të parlamentit gjerman për ti dhënë driten jeshile çeljes se negocjatave me BE-në.
Lëvizja e Berlinit zyrtar konsiderohet e një rëndësië kyce, sepse siç pohohet dhe nga dy ligjvënësit gjermane, ajo mund të ketë ndikim pozitiv edhe tek e tjera, sidomos ato me skeptiket lidhur me zgjerimin.
Vendimi i Bundestagut, pohoi Metin Hakverdi per DË, jep sinjalin që të gjithë duhet të tregojnë një qëndrim për këtë cështje e të mos e shtyjnë më. Ose të paktën të mos e shtyjnë me të njëjtin arsyetim si më parë.
Hakverdi kujton se socialdemokatrët e morën fillimisht vendimin e mbështetjes në kundërshtim me partnerët e tyre të koalicionit, Partinë Kristiandemokrate. Tani, OK-I i dhënë nga konservatorët në Gjermani, sipas tij, bën që edhe fraksione të njëjta në vendet anëtare të BE, ta kenë më të lehtë që të japin aprovimin e tyre.
Fakti që për Shqipërinë u prezantua tani një katalog me kushte që duhen plotësuar, me kushte edhe të reja, nuk ka të bëjë me ne. Ka të bëjë me vendimin që mori Unioni Kristiandemokrat Kristiansocial. Por kjo mund të jetë në favor, sepse mund lehtësojë vendet e tjera që të marrin vendim pozitiv, mendon deputeti.
Nga Holanda nuk ka ende një përgjigje të qartë përfundimtare, por do të pritet qëndrimi i qeverisë. Megjithatë Hakverdi mendon se vendimi i marrë nga Gjermania mund të ndihmojë vendet e tjera, sepse kriteret e vëna mund t’i hapin rrugën Holandës që të marrë vendimin “Po, me kushte”.
Top Channel