Jo “Autochthonous” në ndeshjen Turqi-Shqipëri. FSHF tregon sendet e tjera që ndalohen në Stamboll

11/10/2019 13:02

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar tifozët shqiptarë që kanë shkuar në Stamboll për të ndjekur nga afër ndeshjen Turqi-Shqipëri se disa objekte dhe simbole nuk do të lejohen në Stamboll.

Vendimi është marrë nga Federata e Turqisë dhe bazohet në një ligj sportiv që nuk lejon vendosjen e shumë materialeve në stadium.

“Përtej gjithë insistimit dhe kërkesave të vazhdueshme ndaj zyrtarëve të ndeshjes, një pjesë e materialeve të tifozëve nuk mund të lejohen në stadium. Turqia ka një ligj sportiv që nuk lejon vendosjen e shumë materialeve në stadium”, thuhet në reagimin e FSHF-së.

Ndërkohë, është marrë konfirmimi se do të lejohen daullet për çdo grupim, flamurët shqiptar dhe shallet me logon e flamurit Kombëtar. Nuk lejohet asnjë megafon, baner ultrasësh i çdo tifogrupi, baner me imazhe personale, veshje që nuk kanë lidhje direkte me flamurin kuqezi siç mund të jenë ato me imazhin Autochtonus.

Nuk lejohen çantat e krahut dhe të shpinës, të gjithë duhet ti lënë në hotel ose në autobusat më të cilat udhëtojnë, pasi nuk është mundësuar një pike grumbullimi për ruajtjen e tyre.

Tifogrupet e organizuara duhet të nisen për në stadium në orën 18:00, për arsye të kontrollit të rreptë që do të ushtrohet në 3 pikat e kontrollit përpara hyrjes në stadium.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA