Kryeministri Edi Rama ka mbërritur sot në Serbi për “marrëveshjen e ‘Shengenit Ballkanik’, ku ka darkuar me Brnabiç, Vuçiç e Zaev.

‘Shengeni Ballkanik’ synon që të heqë barrierat midis tri vendeve për lëvizjeve e mallrave dhe njerëzve.

Ky lajm u bë i ditur pak ditë më parë ku Aleksandër Vuçiç, Edi Rama dhe Zoran Zaev ishin në një takim në New York.

Ata pritet që të nënshkruajnë nesër marrëveshjen, teksa sonte patën edhe darkën zyrtare.

Top Channel