Pas largimit të SHBA-së, Turqia gati të shkatërrojë kurdët

09/10/2019 06:31

Në Siri, është gati ofensiva turke kundër njësivë kurde YPG-, tregojnë raportet në mediat e huaja. Përmes Twitterit, ministria turke e mbrojtjes tregoi se përgatitjet për operacionin ushtarak në verlindje të Sirisë kundër milicëve kurdë kanë përfunduar.

“Krijimi i një zone sigurie, apo korridori paqeje është thelbësor për sigurinë e sirianëve dhe stabilitetin në rajon”, thuhet në postim. “Forcat turke, vazhdon më tej mesazhi, nuk do të tolerojnë krijimin e një korridori të terrorit në kufijtë tanë”.

As tolerancë, por as kërcënime: mesazhi ynë për komunitetin ndërkombëtar është i qartë, Turqia nuk është vend që vepron nën kërcënim, deklaroi zëvendespresidenti turk, Fuat Oktay, i cili i’u përgjigj në këtë mënyrë paralajmërimeve të Donald Trumpit, se do të rrënonte ekonominë turke, nëse Ankaraja i kapërcen limitet e ndërhyrjes kundër YPG-ve në Siri.

Kur flitet për sigurinë, shtoi Oktay, Turqia ndjek rrugën e vet, dhe e bën me çfarëdolloj çmimi. Pavarësisht deklaratave të fundit të Trumpit, për shumë analistë gjërat janë të qarta: humbësit në këtë mes janë kurdët, ndërsa me tërheqjen nga Siria veriore, Shtetet e Bashkuara praktikisht tradhëtuan aleatin e tyre më besnik në luftën kundër ISIS-it, e sipas Matthias von Hein, ky mund të rezultojë një gabim i rëndë edhe për situatën e ardhshme të sigurisë në Europë.

Ideologjia e Shtetit Islamik është ende në mendjen e rreth 12.000 luftëtarëve të kapur të Shtetit Islamik, të cilët ruhen nga kurdët në veri të Sirisë, shprehet ai, dhe kur të afrohet ushtria turke, kurdëve do t’u duhet të kujdesen për diçka tjetër në vend të trashëgimisë njerëzore të kalifatit të terrorit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA