Janë sekuestruar një armë zjarri dhe monicion luftarak, dhe janë vënë në pranga dy shtetas në qytetin e Durrësit.

Policia ka arrestuar dy personat, të cilët ishin me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale si dhe armëmbajtjes pa leje.

Policia ka bërë të mundur bllokimin, neutralizimin dhe kapjen në flagrancë të shtetasve E. G., 44 vjeç, banues në Tiranë dhe K. D., 34 vjeç, banues në Durrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Top Channel