Kosova do të luajë nesër një miqësore ndaj Gjibraltarit, vetëm 4 ditë para sfidës mjaft të rëndësishme eliminatore të Euro 2020-ës ndaj Malit të Zi, ndërsa trajneri i “Dardanëve” Bernard Challandes doli sot në një konferencë për shtyp ku kërkoi që futbollistët e tij ta trajtojnë ndeshjen si të një rëndësie të veçantë, pasi përndryshe do të kenë telashe.

Nga pikëpamja juaj, për çfarë mund të shërbejë miqësorja me Gjibraltarin, para ndeshjes me Malin e Zi? Disa lojtarë kanë shfaqur probleme, a do të luajnë ata nga fillimi?

Ndeshja ndaj Gjibraltarit është e rëndësishme për përgatitjen e takimit ndaj Malit të Zi. Thënë këtë, unë dua të shoh shumë gjëra, si futboll të bukur, agresivitet dhe një ndeshje të vërtetë. Dua të shoh të gjithë lojtarët që angazhohen maksimalisht dhe e trajtojnë si një ndeshje shumë të rëndësishme Gjibraltarin, jo si një miqësore. Lojtarët që do të kenë mundësi të luajnë, duhet të respektojnë kundërshtarin dhe të tregojnë angazhim maksimal. E kam ndjekur Gjibraltarin ndaj Zvicrës dhe vura re një ekip shumë të organizuar, që ua bëri shumë të vështirë ndeshjen helvetëve. Nuk është një ndeshje e lehtë dhe nëse nuk bëjmë një punë të mirë, do të thotë se jemi budallenj. Është shumë e rëndësishme për mua, të shoh se si do të sillemi nesër në këtë takim. Në grup kemi shumë kundërshtarë të fortë, ndaj ishte koha që të luanim ndaj një kundërshtari disi më të lehtë, për të parë se si mund të shprehemi ndaj tyre. Rashica është stërvitur i veçuar, por nuk do ta rrezikojmë, pasi besoj se do ta kemi gati për të hënën. Muriqi sot do të stërvitet normalisht, ashtu si Shala, Paqarada e Vojvoda. Besoj që çdo gjë do të jetë në rregull.

Rafet Prekazi ka thënë se Arbenit Xhemjali dhe Lirim Kastrati mund të rikthehen te Kosova U21 për ndeshjen me Shqipërinë. Është marrë një vendim tashmë, apo pritet të merret në ditët në vijim?

Çdo gjë është e mundur, por nuk kemi asnjë vendim,. Mund të luajnë një pjesë kundër Gjibraltarit dhe më pas të rikthehen për ndeshjen kundër Shqipërisë. Duhet ët theksoj se ekipi A është prioritet, por mund të rikthehen edhe pas ndeshjes me Malin e Zi, pasi është një udhëtim i shkurtër.

Gjibraltari luan tërë kohës në mbrojtje, a do të thotë kjo që do të shohim një Kosovë ndryshe nesër?

Ne luajmë ndeshjet tona ndaj çdo kundërshtari, qoftë ky Gjibraltari, Mali i Zi apo Anglia dhe ju e keni parë këtë. Ndaj Gjibraltarit ne duhet të kemi kontrollin e topit, të dominojmë takimin, të krijojmë raste shënimi e të tjerë dhe mbi të gjitha të mbrohemi mirë nga kundërsulmet. Një ndeshje e mirë do të jetën nëse nuk marrim gol nesër, ose nëse Gjibraltari nuk krijon asnjë rast të rrezikshëm. Mund të them edhe se në këtë takim do të mund të marr vendimet e fundit mbi dilemat që kam para takimit me Malin e Zi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA