Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka reaguar për kritikat që janë adresuar së fundmi ndaj Komisionit të Venecias dhe që lidhet me draft-opinionin për vendimin e presidentit Ilir Meta për të anuluar 30 qershorin si datë për zgjedhjet lokale.

Balla kërkoi që raporti përfundimtar të pritet me respekt dhe se Komisioni i Venecias ka treguar një ekspertizë të gjithëpranuar.

“Kam dëgjuar një lum kritikash ndaj Komisionit të Venecias Kur Komisioni i Venecias flet, të gjithë duhet të heshtin. Verdikti i Komisionit të Venecias duhet të pritet me respekt Komisioni i Venecias ka bërë ekspertizë të gjithëpranuar”, u shpreh Balla.

Top Channel