Tuchel: Neymar kërkonte largimin, por unë do ta aktivizoj me PSG-në

08/10/2019 18:09

Trajneri i Paris Saint-Germain, Thomas Tuchel është rikthyer edhe një herë për të folur rreth të ardhmes së Neymarit që gjatë merkatos së verës kërkoi rikthimin te Barcelona.

Trajneri gjerman rrëfen se ka marrëdhënie të njëjtë me Neymarin duke e konsideruar si të rëndësishëm për klubin francez.

“Nuk ishte vendimi im dhe nuk ishte në të vërtetë as i Neymarit”, tha Tuchel për thirrjet për të mbajtur Neymar në kryeqytetin francez.

“Mes nesh, asgjë nuk ka ndryshuar. Unë e dija që ai donte të largohej nga klubi dhe ai e dinte që unë isha kundër tij. Për mua, nuk ishte momenti i duhur apo vendimi i duhur për të marrë. Ai e dinte qartë se si trajner, unë nuk doja që ai të largohej.

“Kishte nevojë që një klub të përputhej me vlerësimin tonë dhe atëherë ata do të thoshin “PO”. Ne të dy kemi pranuar që vendimi nuk është marrë nga ne. Nuk do të ndikojë në marrëdhëniet tona sepse ne e dinim që ekzistonte mundësia se do të vazhdonim të punonim së bashku.

“Nuk do ta lë të pushojë Neymarin, ai është i rëndësishëm për skuadrën dhe do të aktivizohet çdo ndeshje”, theksoi Tuchel.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA