Sotira është në listën e 100 fshatrave turistik. E përkedhelur nga natyra, ajo qëndron në mes të maleve me bredha.
Por kjo bukuri natyore nuk ka jetë.
“Në Sotirë jetonin mbi 400 banorë ndërsa sot janë vetëm 20”, thotë Vangjel Gogo, banor në Sotirë, Gjirokastër.
Elpiniki ka qënë pjesë e shtëpisë së kulturës në Sotirë. Ajo kujton me nostalgji vitet kur fshati zhurmonte nga jeta artistike.
Kudo që shkonim ishim me këngë e valle. Mernim pjesë në të gjitha festivalet folkut, ishim si grup i garve e nuseve të Sotirës. Kishim shumë aktivitete, tani cndo gjë ka mbaruar”, tregon Elpiniki Goga, banore në Sotirë Gjirokastër.
Në qendrën e Sotirës, gjithçka duket se flet për vetminë. Në këtë kënd lojrash është një lishars që tundet pa fëmijë e në anën tjetër është kjo grua e moshuar me shikimin nga rruga. Duket sikur pret dikë që të vijë.
Vitet e fundit nuk ka asnjë lindje në fshat.
“Të gjithë janë në Greqi, edhe unë kam ikur ka 30 vite, tani vetëm në behar vi këtu” – tha Lefter Goga, banorë, Sotirë
“Këtu kanë ikur njerzit. Jemi mbi 60 vjeç e lartë. Kush do të lindë fëmijë?” tregon Elpiniki Goga, banore në Sotirë Gjirokastër.
Godina karakteristike që shihni është vatra e dijes e cila daton në vitin 1928. Ajo është shkolla që ka edukuar me qindra breza në Sotirë. Por sot qëndron e mbyllur, sepse në fshat nuk ka fëmijë.
“Kur kam qënë unë drejtor ka patur 120 nxënës. Tani është mbylluar dhe e mbajmë si muze pasi është ndërtuar nga fshatarët tanë të amerikës” thotë Vangjel Gogo, banor në Sotirë, Gjirokastër.
Nostalgjia për fshatin ka bërë që shumë banorë të rikthehen si turist në Sotirë, por jo për të jetuar.
“Nostalgji kemi se këtu kemi lindur. Mund të jemi jashtë por mendjen e kemi këtu. Të gjithë e duam fshatin por jemi të detyruar të ikim se atje kemi punë” – tha Lefter Goga, banorë, Sotirë
Mungesa e perspektivës, e bën këtë fshat të pabanueshëm nga të rinjtë.
“Si pensionist mund të rrish por si rini në asnjë mënyrë. S’ka perspektivë për punë s’ka shkollë, të gjithë kanë ikur dhe e kanë boshatisur fshatin”, tregon Thoma Goga, banor, Sotirë.
Për banorët që jetojnë në Sotirë, vetëm dy janë momentet që gjallërohet fshati. Në gusht kur vijnë emigrantët dhe kur fëmijët e shkollave vijnë për eskursion. Më pas, pjesa më e madhe e vitit, është e zymtë.
“Kur fillojnë shkollat vijnë fëmijët eskursion nga Gjirokastra dhe gjallërohet vendi. Ulërin fshati nga zërat e fëmijëve”, tregon Thoma Goga, banor, Sotirë.
“Gjallërohet një muaj pastaj prapë njësoj është. Kanë ikur të gjithë në Greqi” – tha Lefter Goga, banorë, Sotirë.
Është shpallur si një nga 100 fshatrat turistik nga qeveria, por këtu nuk asnjë sinjal telefoni apo televizori.
“Ne jemi harruar nga shteti sa i përket telefonit e televizorit. Ky telefon është i para 20 viteve pasi kanë vënë një antene dhe kam mundësuar me adapter që të kap valë”, thotë Vangjel Gogo, banor në Sotirë, Gjirokastër.
Sotira duket si një telajo e punuar me shumë mjeshtëri nga natyra, por fatkeqësisht është lënë në mjerim nga njeriu.
“Në projketin e 100 fshatrave është edhe Sotira, por është vendosur vetëm një tabelë dhe nuk është bërë asnjë investim”, tregon Jorgo Dralo, banor Sotirë.
Banorët e Sotirës kërkojnë shumë pak. Vetëm një rrugë që të mos jenë të izoluar.
“Duam rrugën kryesore, këtu nuk kap telefoni e as kanalet e televizioneve shqiptare nuk kapin”, tregon Jorgo Dralo, banor Sotirë.
Top Story/ Sotira në Gjirokastër, një nga 100 fshatrat turistik por e braktisur totalisht
Top Story/ Sotira në Gjirokastër, një nga 100 fshatrat turistik por e braktisur totalishtSotira është në listën e 100 fshatrave turistik. E përkedhelur nga natyra, ajo qëndron në mes të maleve me bredha. Por kjo bukuri natyore nuk ka jetë.“Në Sotirë jetonin mbi 400 banorë ndërsa sot janë vetëm 20”, thotë Vangjel Gogo, banor në Sotirë, Gjirokastër.Elpiniki ka qënë pjesë e shtëpisë së kulturës në Sotirë. Ajo kujton me nostalgji vitet kur fshati zhurmonte nga jeta artistike.Kudo që shkonim ishim me këngë e valle. Mernim pjesë në të gjitha festivalet folkut, ishim si grup i garve e nuseve të Sotirës. Kishim shumë aktivitete, tani cdo gjë ka mbaruar”, tregon Elpiniki Goga, banore në Sotirë Gjirokastër. Në qendrën e Sotirës, gjithçka duket se flet për vetminë. Në këtë kënd lojrash është një lishars që tundet pa fëmijë e në anën tjetër është kjo grua e moshuar me shikimin nga rruga. Duket sikur pret dikë që të vijë.Vitet e fundit nuk ka asnjë lindje në fshat.“Të gjithë janë në Greqi, edhe unë kam ikur ka 30 vite, tani vetëm në behar vi këtu” – tha Lefter Goga, banorë, Sotirë“Këtu kanë ikur njerzit. Jemi mbi 60 vjeç e lartë. Kush do të lindë fëmijë?” tregon Elpiniki Goga, banore në Sotirë Gjirokastër. Godina karakteristike që shihni është vatra e dijes e cila daton në vitin 1928. Ajo është shkolla që ka edukuar me qindra breza në Sotirë. Por sot qëndron e mbyllur, sepse në fshat nuk ka fëmijë.“Kur kam qënë unë drejtor ka patur 120 nxënës. Tani është mbylluar dhe e mbajmë si muze pasi është ndërtuar nga fshatarët tanë të amerikës” thotë Vangjel Gogo, banor në Sotirë, Gjirokastër.Nostaligjia për fshatin ka bërë që shumë banorë të rikthehen si turist në Sotirë, por jo për të jetuar.“Nostalgji kemi se këtu kemi lindur. Mund të jemi jashtë por mendjen e kemi këtu. Të gjithë e duam fshatin por jemi të detyruar të ikim se atje kemi punë” – tha Lefter Goga, banorë, SotirëMungesa e perspektivës, e bën këtë fshat të pabanueshëm nga të rinjtë.“Si pensionist mund të rrish por si rini në asnjë mënyrë. Ska perspektivë për punë ska shkollë, të gjithë kanë ikur dhe e kanë boshatisur fshatin”, tregon Thoma Goga, banor, Sotirë. Për banorët që jetojnë në Sotirë, vetëm dy janë momentet që gjallërohet fshati. Në gusht kur vijnë emigrantët dhe kur fëmijët e shkollave vijnë për eskursion. Më pas, pjesa më e madhe e vitit, është e zymtë.“Kur fillojnë shkollat vijnë fëmijët eskursion nga Gjirokastra dhe gjallërohet vendi. Ulërin fshati nga zërat e fëmijëve”, tregon Thoma Goga, banor, Sotirë. “Gjallërohet një muaj pastaj prapë njësoj është. Kanë ikur të gjithë në Greqi” – tha Lefter Goga, banorë, SotirëËshtë shpallur si një nga 100 fshatrat turistik nga qeveria, por këtu nuk asnjë sinjal telefoni apo televizori. “Ne jemi harruar nga shteti sa i përket telefonit e televizorit. Ky telefon është i para 20 viteve pasi kanë vënë një antene dhe kam mundësuar me adapter që të kap valë”, thotë Vangjel Gogo, banor në Sotirë, Gjirokastër.Sotira duket si një telajo e punuar me shumë mjeshtëri nga natyra, por fatkeqësisht është lënë në mjerim nga njeriu.“Në projketin e 100 fshatrave është edhe Sotira, por është vendosur vetëm një tabelë dhe nuk është bërë asnjë investim”, tregon Jorgo Dralo, banor Sotirë.Banorët e Sotirës kërkojnë shumë pak. Vetëm një rrugë që të mos jenë të izoluar.“Duam rrugën kryesore, këtu nuk kap telefoni e as kanalet e televizioneve shqiptare nuk kapin”, tregon Jorgo Dralo, banor Sotirë.“Jetë pa shije. Ku i kemi fëmijët? Në kurbet…çdo shtëpi nga 2 pleq… jetë është kjo?”, tregon Elpiniki Goga, banore në Sotirë Gjirokastër.
Posted by Top Story në Top Channel on Tuesday, October 8, 2019
Top Channel