Prej më shumë se 80 vjetësh ky zotëri jeton në fshatin Novosej të rrethit të Kukësit. Me trishtim ai rrëfen sesi vit pas viti po largohen bashkëfshatarët e tij.
“Kanë ikur të gjithë në mërgim, secili e ka mendjen vetëm jasht sepse nuk ka siguri, nuk ka punë, nuk ka prespektivë”, tregon Dalip Noka, banor, Novosej, Kukës.
Kostoja e atyre që ikin është më e madhe, sepse tokat nuk punohen, zvogëlohet tregu dhe rritet papunësia.
“Në fundin e ’90, 450 shtëpi kanë qenë këtu në këtë fshat, tani nuk kanë mbetur as 100 shtëpi, të vjen keq për këtë vend, ka vite që nuk ka lindje fare në këtë fshat, të vjen keq sepse vdek një njeri dhe nuk ka kush ta çoje tek varrezat, nuk ka të rinjë, është shumë keq në gjendje katastrofike” tregon Dalip Noka, banor, Novosej, Kukës.
Dilema për të braktisur vendin është e madhe. Ka nga ata të rinjë që edhe pse e duan vendlindjen e tyre, janë të detyruar të ikin nga “sytë-këmbët”.
“Unë po bëj çdo mundësi për tu larguar nga ky vend. Unë shumë e dua vendlindjen por kur ske ça bën, ça do bësh? Po na detyrojnë të ikim mezor”, thotë Dashamir Toshiba, banor, Novosej, Kukës.
Banorët e Novosajit, thonë se në 20-30 vitet e ardhshme, nëse situata nuk ndyshon, fshati do të shuhet.
“Të rinjtë janë shpërndarë nëpër botë, Brenda 20 viteve në këtë fshat zhduken shumë familjarë me mbi 20-30%, vdesin njerëzit, fëmijët janë të larguar, është I braktisur kz fshat”, thotë Agim Noka, banor, Novosej, Kukës.
Dikur këtu ka patur 450 shtëpi ndërsa sot numërohen vetëm 100. Tre breza të ndryshëm të lindur dhe të rritur në këtë fshat, e kujtojnë me nostalgji jetën që ka gëluar më parë.
“Shumë gjallëri ka pas, shumë shtëpi ka pasur, çdo ditë dhe më keq shkon, nga varfëria, problemet ekonomike, 70% e banorëve janë vetëm burrë e grua”, thotë Dashamir Toshiba, banor, Novosej, Kukës.
Nëse nuk do të ketë politika nxitëse për frenimin e largimeve masive, jeta e dikurshme e Novosajit do të jetë një histori e shkuar. Në tre vitet e fundit, këtu nuk është regjistruar asnjë lindje.
Top Story/ Rrëfimet e banorëve të Novosej: Të rinjtë nuk kishin perspektivë këtu
Top Story/ Rrëfimet e banorëve të Novosej: Të rinjtë nuk kishin perspektivë këtuPrej më shumë se 80 vjetësh ky zotëri jeton në fshatin Novosej të rrethit të Kukësit. Me trishtim ai rrëfen sesi vit pas viti po largohen bashkëfshatarët e tij.“Kanë ikur të gjithë në mërgim, secili e ka mendjen vetëm jasht sepse nuk ka siguri, nuk ka punë, nuk ka prespektivë”, tregon Dalip Noka, banor, Novosej, Kukës.Kostoja e atyre që ikin është më e madhe, sepse tokat nuk punohen, zvogëlohet tregu dhe rritet papunësia.“Në fundin e ’90, 450 shtëpi kanë qenë këtu në këtë fshat, tani nuk kanë mbetur as 100 shtëpi, të vjen keq për këtë vend, ka vite që nuk ka lindje fare në këtë fshat, të vjen keq sepse vdek një njeri dhe nuk ka kush ta çoje tek varrezat, nuk ka të rinjë, është shumë keq në gjendje katastrofike” tregon Dalip Noka, banor, Novosej, Kukës.Dilema për të braktisur vendin është e madhe. Ka nga ata të rinjë që edhe pse e duan vendlindjen e tyre, janë të detyruar të ikin nga "sytë-këmbët".“Unë po bëj çdo mundësi për tu larguar nga ky vend. Unë shumë e dua vendlindjen por kur ske ça bën, ça do bësh? Po na detyrojnë të ikim mezor”, thotë Dashamir Toshiba, banor, Novosej, Kukës.Banorët e Novosajit, thonë se në 20-30 vitet e ardhshme, nëse situata nuk ndyshon, fshati do të shuhet.“Të rinjtë janë shpërndarë nëpër botë, Brenda 20 viteve në këtë fshat zhduken shumë familjarë me mbi 20-30%, vdesin njerëzit, fëmijët janë të larguar, është I braktisur kz fshat”, thotë Agim Noka, banor, Novosej, Kukës.Dikur këtu ka patur 450 shtëpi ndërsa sot numërohen vetëm 100. Tre breza të ndryshëm të lindur dhe të rritur në këtë fshat, e kujtojnë me nostalgji jetën që ka gëluar më parë.“Shumë gjallëri ka pas, shumë shtëpi ka pasur, çdo ditë dhe më keq shkon, nga varfëria, problemet ekonomike, 70% e banorëve janë vetëm burrë e grua”, thotë Dashamir Toshiba, banor, Novosej, Kukës.Nëse nuk do të ketë politika nxitëse për frenimin e largimeve masive, jeta e dikurshme e Novosajit do të jetë një histori e shkuar. Në tre vitet e fundit, këtu nuk është regjistruar asnjë lindje.
Posted by Top Story në Top Channel on Tuesday, October 8, 2019
Top Channel