Top Story/ Në fshatin Shtyllë të Korçës, njerëzit kanë ikur nga varfëria: Nga 120 shtëpi janë vetëm 15

08/10/2019 21:59

Këtu jemi në fshatin Shtyllë. Më parë numëroheshin 120 shtëpi ndërsa sot kanë ngelur më pak se 15.

Në një kohë kur popullsia është e moshuar, rritet nevoja për kujdesin shëndetësor. Por në këtë fshat ka tre vjet që nuk ka mjek.

“Shkollë nuk ka, infermier nuk ka. Jeta më parë ka patur shumë gjallëri. Jeta është e mjerueshme”, tregon Qemal Ibraj, banor i fshatit

Liri Habili, 66 vjeçe tregon se në fshatin Shtyllë nuk sigurohen gjërat bazike për mbijetesë.

“Kanë ikur njerëzit se nuk rrojnë dot. Këtu s’ka për të ngrëne e as për të pirë në dimër”, tregon Lirie Habili, banore e fshatit

Në dy vitet e fundit në këtë fshat janë shënuar vetëm dy lindje.

Në këtë shkollë dikur mësonin 120 nxënës, ndërsa tani gjysma është kthyer në lokal për eventet që ka fshati dhe pjesa tjetër është e braktisur.

“Shkolla ka 5 vjet që është mbyllur. Më parë kishte rreth 120 nxënës. Tani shkolla është kthyer në lokal për evente”, tregon Sami Zeqo, banore i zonës

Edhe të  rinjtë që jetojnë në Shtyllë nuk mund të martohen, për shkak të kushteve të vështira që ka fshati.

“Kush është ajo nuse që vjen këtu, djemtë janë shumë të mirë por këtu s’ke shkollë, spital, ja do linde nesër ku do veje fëmija ku s’ka as kopsht, as çerdhe”, tregon Fatos Demko.

“Njerëzit të etur për një jetë më të mirë kanë ikur nga fshati, dikush në qytet, emigracion apo Tiranë”, tregon Sami Zeqo, banor.

Top Story/ Në fshatin Shtyllë të Korçës, njerëzit kanë ikur nga vafëria: Nga 120 shtëpi janë vetëm 15

Top Story/ Në fshatin Shtyllë të Korçës, njerëzit kanë ikur nga vafëria: Nga 120 shtëpi janë vetëm 15Këtu jemi në fshatin Shtyllë. Më parë numëroheshin 120 shtëpi ndërsa sot kanë ngelur më pak se 15.Në një kohë kur popullsia është e moshuar, rritet nevoja për kujdesin shëndetësor. Por në këtë fshat ka tre vjet që nuk ka mjek.“Shkollë nuk ka, infermier nuk ka. Jeta më parë ka patur shumë gjallëri. Jeta është e mjerueshme”, tregon Qemal Ibraj, banor i fshatitLiri Habili, 66 vjeçe tregon se në fshatin Shtyllë nuk sigurohen gjërat bazike për mbijetesë.“Kanë ikur njerzit se nuk rrojnë dot. Këtu ska për të ngrëne e as për të pirë në dimër”, tregon Lirie Habili, banore e fshatitNë dy vitet e fundit në këtë fshat janë shënuar vetëm dy lindje. Në këtë shkollë dikur mësonin 120 nxënës, ndërsa tani gjysma është kthyer në lokal për eventet që ka fshati dhe pjesa tjetër është e braktisur.“Shkolla ka 5 vjet që është mbyllur. Më parë kishte rreth 120 nxënës. Tani shkolla është kthyer në lokal për evente”, tregon Sami Zeqo, banore i zonësEdhe të rinjtë që jetojnë në Shtyllë nuk mund të martohen, për shkak të kushteve të vështira që ka fshati.“Kush është ajo nuse që vjen këtu, djemt janë shumë të mirë por këtu ske shkollë, spital, ja do linde nesër ku do veje fëmija ku ska as kopësht, as çerdhe”, tregon Fatos Demko.“Njerëzit të etur për një jetë më të mirë kanë ikur nga fshati, dikush në qytet, emigracion apo Tiranë”, tregon Sami Zeqo, banor.

Posted by Top Story në Top Channel on Tuesday, October 8, 2019

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA