Korça, vendi i serenatave por edhe i djepit të kulturës duket se po kalon më shpejt në krizën e zbrasjes nga popullsia.

Nëse në vitin 2001 në rrethin e Korçës numëroheshin mbi 264 mijë banor, sot janë më pak se 207 mijë banor. Kjo shifër është alarmante kur mendon se njerëzit po ikin nga fshatra dhe qytete, që kanë potenciale të mëdha zhvillimi.

Udhëtimi i Top Story nisi nga fshati Panarit, ku më përpara numëroheshin mbi 250 familje, ndërsa sot janë më pak se 35.

“Deri në vitin 1991 kanë qenë mbi 2150 banor. Më pas kanë filluar shpërnguljet masive dhe mbi 85% e popullsisë është shpërngulur”, tregon Fatos Zyla, banor i fshatit.

Popullsia e Panaritit po plaket gjithnjë e më shumë, pasi të rinjtë kanë ikur në emigrim ndërkohë që numri i lindjeve është ulur ndjeshëm.

“Më parë ka patur 35 lindje në vit ndërsa tani mund të ketë 3-4 lindje në vit”, tregon Emir Demko, banor i fshatit.

https://www.facebook.com/tch.topstory/videos/462017041323550/

Top Channel