‘Thikë pas shpine’, Kurdët zhgënjehen nga SHBA

08/10/2019 05:54

Trupat amerikane nisën tërheqjen nga pozicionet në veri të Sirisë, duke i hapur kështu rrugën atij që kurdët atje i druheshin më shumë: një operacioni të Turqisë në zonën kufitare.

Forcat e drejtuara nga kurdët kanë qenë deri më tani një aleat kryesor i Shteteve të Bashkuara në Siri, ku ata dhanë një ndihmesë të vyer në mposhtjen e Shtetit Islamik, por Turqia i konsideron paraushtarëkët kurdë si terroristë. Grupi kryesor i tyre e quajti lëvizjen e Amerikës “një thikë pas shpine”.

Në kishim marrë garanci së Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të lejonin asnjë operacion të ushtrisë turke në rajon. Nuk po prisnim që Amerika të na mbronte. Por njerëzit këtu e meritojnë një shpjegim përsa i takon marrëveshjes për mekanizmin e sigurisë, shkatërrimit të fortifikimeve dhe dështimit të SHBA-së për të përmbushur angazhimet e veta.

Presidenti Donald Trump e mbrojti tërheqjen, duke thënë se ishte koha “që të dilej nga këto luftra qesharake të pafund”. “Kurdët luftuan në krahun tonë, por ne u dhamë sasi të mëdha parash e pajisje po ashtu. Ata luftojnë me Turqinë prej dekadash të tëra”, u shpreh Trump në një seri mesazhesh në twitter.

Tërheqja e parë gjerësisht “si një braktisje e kurdëve përpara armikut të madh, Ankarase”, paraqet një ndryshim të konsiderueshëm në politikën e jashtme amerikane dhe bie ndesh me këshillat e zyrtarëve të lartë në Pentagon dhe departamentit të shtetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA