
25/02 22:21
Një sulm me bombë la të vdekur rreth 10 persona, ndër to edhe një fëmijë si dhe plagosi rreth 27 të tjerë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në provincën lindore NanGarhar në Afganistan. Më bombë u sulmua një minibus, që transportonte rekrutë të rinj të ushtrisë në qytetin Xhalalabad.
Për sulmin e rëndë nuk mori asnjë grup, por dyshimet janë të forta që sulmin ta kenë kryer talebanët.
Arritja e një marrëveshjeje të paqes midis talibanëve dhe Shteteve të Bashkuara dështoi muajin e kaluar, pasi presidenti amerikan, Donald Trump urdhëroi ndërprerjen e bisedimeve.
Top Channel