Shqipërisë i lëndohen dy sulmuesit para ndeshjes ndaj Kosovës

08/10/2019 12:56

Shqipëria U21 dhe Kosova U21 priten të luajnë ndeshjen e parë zyrtare “vëllazërore” me 15 tetor në “Elbasan Arena”.

Tashmë, Alban Bushi, selektori i Shqipërisë ka publikuar ditë më parë listën e të ftuarve për këtë takim.

Ndërsa, selektori i Kosovës, Rafet Prekazi ende nuk e ka bërë një gjë të tillë.

Gjithsesi, ende pa filluar mirë stërvitjen e parë, Shqipëria ka marr dy goditje të mëdha.

Tashmë është konfirmuar mungesa e dy sulmuesve, Xhakomo Vironi dhe Agim Zeka për arsyeje të lëndimeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA