Drejtuesit e Olympique të Lyonit kanë vendosur që të largojnë trajnerin Sylvinho, pas 11 ndeshjesh në këtë sezon për shkak të rezultateve zhgënjyese. Klubi tranasalpin e bëri të ditur këtë nëpërmjet një komunikate për shtyp teksa theksoi se tashmë është drejtuesit kanë nisur procedurën që mund të cojë në shkarkimin përfundimtar të brazilianit duke shtuar se skuadrën gjatë kësaj kohe do ta stërvisë Gerald Baticle nën drejtimin e Juninhos.

Për Sylvinhon, 45 vjeçar që më parë ka qenë edhe asistenti i Tites në përfaqësuesen braziliane, pankina e Lyonit ishte detyra e tij e parë si trajner i parë i një skuadre. Olympique i Lyonit  e nisi mjaft mirë kampionatin edhe pas largimeve të Mendy, Ndombele dhe Fekir duke fituar dy ndeshjet e para ndaj Monacos 3-0 dhe Angers 6-0. Por më pas forma e kësaj skuadre ra ndjeshëm duke mos regjistruar më fitore dhe tani Lyoni është vetëm 1 pikë para dy vendeve të fundit në Ligue 1.

Ndërsa në Ligën e kampioneve, gjërat kanë shkuar më mirë për Lyonin që ka grumbulluar 4 pikë në dy ndeshjet e para pas barazimit me Zenit dhe fitores me Leipzigun.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA