Shtatë vjet më parë, bota e futbollit u tmerrua nga lajmet për një vrasje brutale të kryer nga portieri brazilian Bruno Fernandes.

Shpresa dikur e madhe e futbollit brazilian është dënuar me 21 vjet burg për vrasjen e një vajze, por ai do të vazhdojë karrierën e tij profesionale.

Fernandes kreu një vrasje brutale në vitin 2010 kur rrëmbeu të dashurën e tij Eliza Samudo, e vrau dhe pastaj copëtoi trupin e saj dhe ushqeu qenët e tij!

Pas një hetimi tre-vjeçar, policia zbuloi vrasësin, i cili rrëfeu për krimin brutal.

Ish-portierit të Atletico Mineira, Corinthians dhe Flamengo i është dhënë leja nga gjyqësori brazilian që të kthehet në sport, duke e bërë rojën 34-vjeçare të rrjetit një anëtar të ligës së ulët, Pacos de Caldas.

Fernandes i është dhënë një kontratë deri në fund të këtij viti. Ai do të stërvitet në burg, ndërsa ditën e ndeshjes do të lejohet të largohet nga 6-21 orë.

Bruno mori një shans për t’u rikthyer në futboll dy vjet më parë, duke nënshkruar për ekipin e Boa Esporte, por kontrata e tij u ndërpre shpejt për shkak të pakënaqësive të tifozëve dhe sponsorëve të klubit, transmeton KosovaPress.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA