Më 10 tetor mbahet rrethi i ri i bisedimeve SHBA-Kinë

08/10/2019 03:32

Më 10 tetor pritet të mbahet një rreth i ri bisedimesh, ndërmjet delegacionit amerikan dhe atij kinez, në përpjekje për të arritur një marrëveshje tregtare që synon qetësimin e tensioneve ndërmjet dy ekonomive më të mëdha botërore.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Stephanie Grisham, tha se temat e bisedimeve përfshijnë transferimin e detyruar të teknologjisë, të drejtat e pronësisë intelektuale, bujqësia si dhe çështje të tjera.

Kina dhe SHBA-ja kanë negociuar një marrëveshje që nga janari për t’i dhënë fund një lufte tregtare, e filluar vitin e kaluar, që ka rezultuar në qindra miliarda dollarë detyrime doganore reciproke për mallrat.

Presidenti Trump ka thënë ditë më parë, se Kina duhet të arrijë marrëveshje me Uashingtonin, duke paralajmëruar se do të jetë edhe më i ashpër ndaj Pekinit nëse bisedimet tregtare zvarriten.

Lufta tregtare ndërmjet SHBA-së dhe Kinës ka lëkundur tregjet e aksioneve dhe ka rritur frikën për një recesion global./REL

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA