Fushat Multisportive në Parkun e Madh, të preferuarat e gjysheve dhe gjyshërve

08/10/2019 10:51

Fushat Multisportive në Parkun e Madh janë kthyer në destinacionin e preferuar nga mosha e tretë për të kaluar mëngjeset.

Gjyshet dhe gjyshërit në kryeqytet janë bërë pjesë e ushtrimeve të përshtatura të aerobisë, lojës së shahut dhe leksioneve të pikturës.

Këto momente të veçanta ia ka ndarë në rrjetet sociale përmes fotove edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, duke u shprehur:

“Adrenalinë te Fushat Multisportive! Mëngjesi me diell e gjeti moshën e tretë pranë parkut. Gjyshet dhe gjyshërit u bënë pjesë e ushtrimeve të përshtatura të aerobisë, lojës së shahut dhe leksioneve të pikturës”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA