Festivali i Filmit Ballkanik dhe Kulinarisë ka nisur edicionin e tij të 9 në qytetin e Pogradecit.
78 filma në zhanre të ndryshme do të jenë pjesë e këtij edicioni ndërsa vijnë nga 10 vende të Ballkanit. Organizatorët tregojnë se ky edicion mes te tjerash do te sjelle edhe një çmim qe mban emrin e gazetarit dhe bashkëthemeluesit të festivalit Fatos Baxhaku.
Eduard Makri i QKK flet për rëndësinë e festivalit si një organizim që bën bashkë vendet e Ballkanit edhe pse do të duhet të ritet më tepër ndërsa regjisori i filmit “Kthimi”, Kastriot Abdyli duke folur rreth filmit thotë se festivali është një pikëtakim i rëndësishëm.
Festivali do të vazhdojë deri mbrëmjen e së shtunës ku juria e përzgjedhur do të vlerësojë me çmime filmat më të mirë.
Top Channel