Erdogan vizitë në Beograd: Gjithçka për një pakt Serbi-Kosovë

08/10/2019 01:13

Presienti turk Rexhep Tajip Erdogan deklaroi se vendi i tij është i gatshëm të bëjë ç`është e mundur për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Kreu i shtetit turk mbërriti në Beograd për një vizitë zyrtare, ku u prit me nderime ushtarake, ndërsa në krah i qëndronte homologu serbe, Aleksandar Vuçiç.

Mediat serbe pretendojne se Erdogani ka nënvizuar që arritja e një marrëeshjeje Prishtinë-Beograd, e cila do të ishte e pranueshme për të dyja palët, do të merrte dhe mbështetjen e Ankarasë.

Ai e cilëson një ujdi të tillë thelbësore për arritjen e stabilitetit dhe paqes afatgjatë në Ballkan, madje kjo sipas tij, është arsyeja përse Turqia e mbështet rifillimin e dialogut mes dy vendeve.

Më tej, në fjalën e vet, presidenti turk ka theksuar dëshirën për forcimin e marrëdhënieve me Serbinë, për të cilën thotë se ka një pozicion qendror dhe strategjik në rajon.

“Marrëdhëniet tona kanë rrënjë të thella historike dhe kulturore me Serbinë; Ne Serbinë e shohim si vend fqinj, edhe pse nuk kemi kufij të përbashkët”, citohet të ketë thënë Erdogan, që u kujdes të vinte në dukje faktin se investimet e biznesmenëve turq në Serbi janë rritur, e po ashtu edhe interesimi për kulturën e gjuhën turke, dhe anasjelltas.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA