Me një koncert në teatrin “Migjeni” të Orkestrës zyrtare Federale të Jazzit, kanë nisur në Shqipëri festimet në kuadër të Tetorit Gjerman.

Do të jenë 40 aktivitete artistiko–kulturore të planifikuara në të gjithë vendin, nga ambasada gjermane që i dedikohen një momenti të rëndësishëm për ta, siç është 30 vjetori i rënies së Murit të Berlinit.

Qëllimi i Tetorit Gjerman është që përmes artit dhe kulturës, të krijohen ura bashkëpunimi mes qytetareve të dy vendeve.

“Ky është aktiviteti i parë i Tetorit Gjerman dhe motoja jonë është “Gurë Gurë behet Urë” sepse sivjet festojmë 30 vjetorin e rënies së murit të Berlinit. Kemi planifikuar rreth 40 aktivitete në të gjithë Shqipërinë kryesisht në fushën e artit dhe kulturës. Ne nuk duam të përqendrohemi vetëm tek politika por duam të bashkojmë njerëzit, të krijojmë lidhje më të forta mes shqiptarëve dhe gjermanëve. Kultura dhe arti, prekin zemrat e njerëzve dhe kështu kemi menduar të krijojmë ura bashkëpunimi mes dy vendeve”, tha Enrico Gunther, kreu i sektorit të kulturës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA